Vendodhja: Prona ndodhet ne zonen e qendres se Krujes, ne distance rreth 200m ne veriperendim te godines se Bashkise se qytetit. Ajo është e vendosur ne anen lindore te rruges kryesore te zones, me komunikim te drejtperdrejte me te, me shtrirje perballe kryqezimit te rruges kryesore me rrugen “Gavril Dara”. Zona perreth prones është zonë qëndrore e qytetit, me karakter miks, rezidenciale e institucionale, me prezencën edhe të degëve të disa bankave, si dhe me shpërndarje të elementeve tregetare e të biznesit.
Pershkrimi: Prona e cila përbën ndertesen 4 kateshe Hotel e Sherbime, se bashku me truallin mbi te cilin eshte zhvilluar, me sipërfaqe të regjistruar të truallit 800 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 700 m2. Ndertesa ka nje ndertim total prej 7 katesh nga te cilat 4 kate jane ne pronesine e Bankes dhe qe jane ne shitje. Ështe ndërtuar rreth vitit 2000, i realizuar me skelet betonarme, mbulesë me solete betoni, me fasada te suvatuara dhe te lyera nga te gjitha anet, kombinuar me veshje me pllaka guri ne fasaden kryesore të katit përdhe dhe vetrata xhami ne katin e pare.
Vendodhja: Prona ndodhet ne qytetin e Shkodres, rreth 500m ne verilindje te qendres se qytetit, si dhe 140m ne verilindje te sheshit “Demokracia”. Zona ku ndodhet prona perben nje zone te vjeter autoktone ne qytet, ku mbizoteron karakteri tregetar dhe ai i biznesit e sherbimeve, me objekte te tipiti markete, bar-restorante, dyqane suveniresh, hotele, bujtina etj.
Pershkrimi: Prona eshte e llojit Njesi qe ndodhet ne katin e pare teknik te nje ndertese 11 kat, me 1 kat nentoke, ne rrugen ‘Nuri Bushati’. Ka forme te rregullt, drejtkendore, me shtrirje sipas drejtimit verilindje-perendim, paralel me trotuarin e rruges ‘Nuri Bushati. Njesia eshte e organizuar ne nje ambjent zyre te perbashket, ku jane shperndare postet e punes/tavolina e karrike si dhe orendi te tjera zyre. Pjesa e ambjenteve ndihmese ka nje ndarje zyre e vecante, qe sherbejne si ambjent serverash, dhoma e UPS, si dhe tualetet.
Vendodhja: Pronat ndodhet buze rruges nacionale per ne Korce ne zonen industriale te Lumalasit dhe te Biranjes. Kane akses me rrugen nacionale Pogradec-Korce. Ka nje distance prej 3.5 km nga qendra e qyteti te Korces. Zona ka infrastrukture te permiresuar, me rruge te asfatuara, trotuar, ndriçim.
Pershkrimi: Pronat jane te organizuar ne dy certifikata pronesie si meposhte. Truall 1,587 m2 + Ndërtese 468 m2 Lumalas Korçe – Nr.Pasurise 126/44. Truall 1,432 m2 + Ndërtese 821.5 m2 Biranje Korce – Nr. Pasurise 118/13. Ne prone ndodhet edhe nje ndertese dy kateshe qe ka sherbyer me pare si zyra. E pershtatshme per aktivitete te ndryshme biznesi.
SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE

ANëTARëT E SHOQATëS
